Shkruajti për vdekjen e mercenarëve në Siri, vdes gazetari që ra nga kati i 5-të

 

Një gazetar investigativ rus, i cili shkroi për vdekjen e mercenarëve në Siri, ka vdekur në spital pasi ka rënë nga kati i pestë i banesës së tij.

Maxim Borodin u gjet me plagë të rënda nga fqinjët e tij në Jekaterinburg dhe u dërgua në spital, ku vdiq më vonë.

Zyrtarët lokalë thanë se nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasës por incidenti nuk ka gjasa të jetë me natyrë kriminale.

Megjithatë një miku i tij zbuloi se Borodin i kishte thënë se banesa ishte rrethuar nga dy burra të sigurisë 2 ditë më parë.

Vyacheslav Bashkov, e përshkroi Borodin si një gazetar parimor dhe të ndershëm dhe tha se Borodini e kishte kontaktuar atë në orën pesë të mëngjesit më 11 prill duke i treguar se ishte një person me armë në ballkonin e tij dhe njerëz me maska në shkallë.

Borodin kishte kërkuar avokat, shpjegoi ai, edhe pse më vonë e kishte telefonuar duke i thënë se ishte gabuar dhe se burrat e sigurisë kishin marrë pjesë në një lloj stërvitje.

Pasi u gjet i plagosur rëndë në të enjten, autoritet rajonale thanë se dera e banesës së tij ishte mbyllur nga brenda, duke treguar se askush tjetër nuk kishte hyrë ose kishte dalë nga banesa.

Kryeredaktori i Novyy Den, ku punonte Borodin, nuk besonte se vdekja e tij mund të ishte një aksident dhe se ai nuk kishte arsye për të vrarë veten.

Çfarë kishte shkruar Borodin?

Në javët e fundit gazetari kishte raportuar për mercenarët rusë të njohur si “Grupi Wagner” të cilët thuhet se u vranë në Siri më 7 shkurt në një konfrontim me forcat amerikane.

Javën e kaluar, Mike Pompeo, tha se disa qindra mercenarë rusë vdiqën në përleshjet në provincën Deir al-Zour.

Mercenarët me sa duket po merrnin pjesë në një sulm nga luftëtarët qeveritarë pro-sirianë në selinë e aleatit amerikan, Forcat Demokratike të Sirisë.

Javë më vonë Rusia pranoi se dhjetra qytetarë rusë ishin vrarë ose plagosur, por theksuan se nuk ishin ushtarë.

Ai kishte hetuar gjithashtu skandalet politike duke përfshirë akuzat e bëra nga një eskortë bjelloruse e njohur si Nastya Rybka në një video të postuar nga kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbulohet shkaku i overdozës me heroinë i këngëtares së njohur Demi Lovato

  Sipas tabloidit anglez “The Sun”, burri që kishte ndihmuar këngëtaren Demi...
Read More