Shokohet ekipi zviceran: Valon Behrami kërcënohet me vdekje

Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës ditën e djeshme.

Për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare Valon Behrami, shkruan Panorama.

Sipas asaj që raporton media zvicerane Uatson.ch, profili në Instagram i Behramit është mbushur me komente nga tifozët brazilianë, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.

“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit.

Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”.

Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Akoma do ta mbajë PS këtë kryeministër të mbushur me ligësi antikombëtare?

  Nga Spartak Ngjela E dëgjuat ligësinë Rama në Prishtinë për “presidentin...
Read More