‘Shokon’ presidenti: Nëse gjendem i vdekur, dijeni që më ka vrarë…

Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte ka akuzuar CIA –n se po thur një komplot për vrasjen e tij. Ai ka deklaruar se nëse gjendet i vdekur, populli i tij duhet ta dijë se e ka vrarë Agjensia Qëndrore e Inteligjencës.

“U them filipinasve se nëse vdes para kohe, dijeni që më ka vrarë bërë Amerika dhe CIA. I them CIA-s mos të kruhet me mua. Ose më vrisni këtu ose dilni nga vendi im. Zgjidhni e merrni, “ tha Presidenti në një fjalim të bujshëm.

Nuk është hera e parë që Duterte thotë hapur akuza të tilla ndaj CIA-s. Në shtator 2016, ai deklaroi se kishte marrë raportime se agjencia e donte atë të vdekur.

Për më tepër, në muajin gusht, Fronti Kombëtar Demokratik i Filipineve pretendoi se CIA kishte komplotuar për rrëzimin e presidentit nga posti.

Ndërkohë Duterte vazhdoi me sugjerimin se kundërshtarët e tij të brendshëm politikë duhet të bashkojnë forcat në “një komandë”.

“Unë do të isha vërtet i lumtur në qoftë se do të fillonim të bashkoheshim. Këta komunistët dhe anëtarët e Partisë Liberale. Këta të tjerët që më duan jashtë zyrës, duhet të bashkohen në një grup. Mendoj se ndanjmë të njëjtën ideologji dhe mund të përqendrohemi të gjithë së bashku. Ky nuk është kërcënim. Thashë se është detyra ime e mandatuar që ta mbaj këtë vend të sigurt dhe të shëndoshë, “përfundoi ai. Pa marrë parasysh të vërtetën e çështjes, nuk diskutohet që Filipinet kanë kohë që kanë pasur një prani të fortë të CIA-s brenda kufijve të saj, shkruan “International Bussines Times”.

Bazat ushtarake amerikane vazhdojnë të jenë në vend, pavarësisht marrëdhënieve gjithnjë e më të këqia midis Manilas dhe Uashingtonit nën sundimin e Dutertes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Chris Cornell i ‘Soundgarden’ ndërron jetë papritur

Chris Cornell këngëtari me famë botërore ka ndërruar jetë papritur. Bëhet fjalë...
Read More