“Shoqëria shqiptare nuk e ka në fokus, por pastërtinë e plazheve e kemi avantazh”

 


Kroacia mbetet e shqetësuar për çështjen e pastërtisë së plazheve, sidomos kur mbetje të shumta nga Shqipëria përfundojnë në zonat e tyre turistike.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric deklaroi në Tiranë se ndoshta shoqëria shqiptare nuk e ka shumë në fokus, por vendi i saj e ka përparësi çështjen e mjedisit.

“Për sa i përket zgjerimit të projektit që u përmend, ne kemi detin që na lidh, kemi trepalëshin, tre vende pra të Adriatikut, kemi interes të përbashkët,  turizmin. Në rastin tonë, turizmi është 20% e GDP-s tonë dhe për momentin, është industria më e rëndësishme.

Është duke u rritur. Vitin e shkuar patëm sezonin më të mirë të Kroacisë dhe do donim ta vazhdonim këtë. Shpresojmë që Shqipëria ka një potencial shumë të mirë. Ministri i Turizmit ishte me ne në takimet tona dhe shpresoj që së bashku të punojmë mbi këto gjera dhe të krijojmë sinergji e të shtratëzojmë potencialin që vjen nga tregjet.

Ne besojmë që lidhja do të ndihmojë që ne të zhvillojmë bashkëpunimin në këtë fushë. Në fakt, projekti që sapo firmosëm do të kryhet me UNDP-në në Shqipëri. Ka për qellim që të shënojë disa objektiva njëkohësisht.

Së pari, të ndihmojë në mbrojtjen e ambientit në fushën e detarisë sepse herë pas herë vihet re që ka ndotje të zonës së detit nga jugu në brigjet e Kroacisë.

Duke pasur parasysh, ajo që është avantazhi ynë në lidhje me industrinë e turizmit është pikërisht pastërtia e ambienteve të plazheve tona dhe ne duam t’a ruajmë këtë gjë. Sigurisht menaxhimi i ndotjes dhe mbrojtjes se ambientit është një zonë ku ndoshta për momentin shoqëria shqiptare nuk është shumë e fokusuar.

Do t’ju siguroja ama se, kur ne filluam negociatat, kjo fushë ishte pjesa më e gjatë ku Kroacia duhet të përmbushte të gjitha kërkesat gjatë periudhës tranzitore.

Për mbrojten e ujit për shembull, ku ne bëmë shumë investime, ne jemi aktivë edhe në Shqipëri nëpërmjet një projekti për këtë fushë ose do të ndihmojmë në këtë fushë. Mbrojtja e ujit ka nevojë për investime më të mëdha. Sa më shpejt të punoni mbi këtë fushë, aq më shpejt do të jeni të gatshëm. Është avantazh për të gjithë, jo vetëm ambienti apo uji i pastër, por i jep edhe një shtysë pozitive industrisë së turizmit,” tha ajo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shqipja, gjuha e perëndive, pastaj e jona

    Nga Arjan Çuri - Thuhet se zotat e Olimpit flisnin...
Read More