Shoqja e Adelës i përlot të gjithë: Kam diçka në shpirt që më duhet të ta them patjetër

Vdekja e gazetares Adelajda Xhamani ishte një lajm i trishtë për të gjithë, pasi ajo u largua tragjikisht nga jeta në moshën 31-vjeçare. Dhimbja është e papërshkrueshme për njerëzit e saj të dashur, dhe janë miqtë e ngushtë të Adelës që herë pas herë i dedikojnë asaj fjalë të ndjerë duke transmetuar të gjithë dhimbjen e shpirtit të tyre.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë balerina e njohur Isida Mollaymeri e cila përmes një postimi në Instagram, ka përlotur edhe një herë të gjithë ata që e donin apo e simpatizonin bukuroshen që u nda nga jeta në lule të rinisë.

Postimi i plotë:

Adel do doja shume te tregoja dicka tani,kam dicka ne shpirt qe me duhet te ta them patjeter…Ne fakt po ta tregoj me ate timen se po shoh nje yll qe shkelqen me shume se te tjeret… e ti je ai ylli e sigurt se te telenovela qe ti beje shaka se une e shoh perdite prej Flamures gjasme ,Kushi thot qe njerzit qe vdesin kthehen ne nje yll qe na ndricojne nga lart…Ti e di une gjithmone I tregoj gjerat se me duket sikur lirohem ,dhe do vazhdoj ta bej,e ti si gjithmone do me degjosh e di …

Kam ardhur shume here kam qare tek ti por kurre se kisha menduar qe do te te qaja ty … Duhet ti them dhe faleminderit nga zemra te gjithe njerzve qe me kan shkruar per ty,po nuk kam pasur fuqi ta bej ,a e di sa bukur me kan shkruar,a e di sa shume jane???Me duhet dhe te mbaj premtimet qe i them mamit e miqve tane se nuk do qajme me …

Te gjith me thone se seshte mire per ty te postoj video – foto se sje e qet , e as per mua seshte mire … E besoj kte gje plotesisht po as vet se di pse veproj ndryshe.U premtoj te gjithve se nuk do postoj me por prap shoh cdo foto tonen e cdo video qe kemi bere… Me duket sikur kshu te kam me afer,me duket sikur kshu e largoj te verteten…

Me fal se ndoshta po tregohem egoiste qe po bej ate qe me ben te ndihem me mire ne vend qe te bej ate qe duhet e qe na e thone njerzit qe na duan …E di qe ti do qe ne te perballemi me te verteten sepse ti e beje gjithmone kte…Te gjith flasim me njeri – tjetrin dhe e genjejme se sdo qajme me se do behemi mire e se do behemi te forte per ty,po secili nga ne eshte strukur ne guacken e tije dhe me ate menyren e vet mundohet te sillet sikur eshte mire… po une e di qe prap forcen per tu ngritur e per te mbajtur prentimet do na e japesh prap ti… te dua my A…

Shkruar Nga
More from Revista User

Vrau nipin për oborrin, xhaxhai: “Nuk doja ta vrisja”

Burri që masakroi nipin me thikë dhe e la të vdekur në...
Read More