Shorti/ 3 kundërshtarët e Skënderbeut. Shqiptarët drejt Beogradit

Skenderbeu ka njohur sot kundërshtarët e ndeshjeve në fazën e grupeve të Europa League.

Skënderbeu ia doli të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League për herë të dytë në historinë e tij, një arritje fantastike e cila i garanton gjithashtu një cek të majmë nga ana e UEFA-s.

90 minutëshi i kthimit në stadiumin Elbasan Arena u mbyll me shifrat 0-0, rezultat që lë jashtë kroatët dhe mban të paktën edhe disa muaj, flamurin shqiptar në futbollin kontinental.

Latifi ishte autor i një prove fantastike pasi me lojën e tij futi jo pak në panik prapavijën e Dinamos ndërsa Soue dhe Radas kishin shanset e tyre për t’i dhënë epërsinë Skënderbeut.

Në fraksionin e dytë korçarët u tërhoqën disi dhe rrezikuan ta pësonin me Sudanin. Kartoni i dytë i verdhë për Nimagan në të 78’ e komplikoi akoma edhe më tepër situatën për “Ujqërit e Dëborës”, por fatmirësisht kroatët dështuan në përpjekjet e tyre ndërsa e gjithë ndeshja u mbyll në barazim, duke kualifikuar Skënderbeun.

Kështu dy vjet nga protagonizmi në grupet e Europa League, korçarët e bëjnë këtë sërish duke u konfirmuar si skuadra më e mirë shqiptare në dekadën e fundit. Ky sukses fuqizon Ujqërit edhe nga ana financiare pasi çeku i UEFA-s do të kalojë 3.3 milionë Eurot, të destinuar të shtohen për çdo fitore ose barazim potencial në të ardhmen.

Korëarët, pas kualifikimit të djeshëm, do të ndeshen në gjashtë ndeshje me Dinamon e Kievit, Jang Boiz të Zvicrës dhe Partizanin e Beogradit.

GRUPET

GRUPI A: Vijareal; Makabi Tel-Aviv; Astana; Slavia Pragë

GRUPI B: Dinamo Kiev; Jang Bojz; Partizan Beograd; Skënderbeu

GRUPI C: Sporting Braga; Ludogorets; Hofenhajm; Istanbul Bashakshehir

GRUPI D: Milan; Austria Vjenë; Rijeka; AEK Athinë

GRUPI E: Olimpik Lion; Everton; Atalanta; Apollon Limasol

GRUPI F: Kopenhagen; Lokomotiva Moske; Sherif Tiraspol; Zhilin

GRUPI G: Viktoria Plzen; FCSB; Hapoel Ber Sheva; Lugano

GRUPI H: Arsenal; BATE; Këln; Crvena Zvezda

GRUPI I: RB Salcburg; Olimpik Marsejë; Vitoria Gimaraesh; Koniaspor

GRUPI J: Atletik Bilbao; Herta Berlin; Zoria; Ostersunds

GRUPI K: Lacio; Nicë; Zylte Varegem; Vitese

GRUPI L: Zenit; Real Sociedad; Rosenborg; Vardar

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tatimet paralajmërojnë 18,540 biznese: Do t’iu bllokohen llogaritë dhe konfiskohet pasuria

Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së këtij njoftimi, tatimpaguesi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.