Shpallen fituesit e raundit të parë nga universitetet private, UET më i zgjedhuri

Ministria e Arsimit ka përcjellë javën që shkoi pranë çdo universiteti publik dhe privat listën me emrat e kandidatëve për studentë për vitin akademik 2017-2018.

Universiteti Europian i Tiranës ka shënuar rritje në numrin e kandidatëve që e kanë zgjedhur këtë universitet për të studiuar në një nga tri fakultetet e tij me 2862 zgjedhje dhe 1768 kandidatë gjithsej, sipas listës që ka mbërritur zyrtarisht nga QSHA.

Kjo shifër e ka vendosur UET më të zgjedhurin nga universitetet private në vend.

Numri i maturantëve që kanë vendosur UET në një nga zgjedhjet e tyre për studime është rritur nga viti që shkoi, që ishte 2374 zgjedhje.

Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në faqen online të UET dhe të gjithë universiteteve të tjera më datë 28 gusht.

Data 29 gusht shënon dhe nisjen e regjistrimit për në universitetet ku janë  shpallur fitues. Ky afat përfundon më 11 shtator.

Për këtë vit akademik numri i aplikantëve në raundin e parë është 25.822 maturantë dhe kuota të lira në total për studentët brenda vendit janë 32.268 nga të cilat në universitetet publike 22.897, ndërsa në universitetet private 9.371.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çelja e negociatave, Vlahutin: BE gati për hapin e radhës, por…

Gjatë fjalës së saj në Shkollën Europiane Verore, ambasadorja e BE, Romana...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.