Shpallet alarmi i kuq në Itali nga përmbytjet



potd-flood-car-2_3342636k-420x284

Një valë stuhish dhe shirash të rrëmbyeshme kanë përfshirë thuajse gjithë territorin e Italisë prej së enjtes ku u shënua një i vdekur dhe tre të zhdukur, në veri dhe jug të vendit, njoftuan sot mediat e gadishullit.

Një peshkatar 73-vjeçar vdiq në veri të vendit, jo shumë larg Gjenovës në Liguria. Në Piemonte rajoni fqinjë, një person i moshës 70-vjeçare rezulton i zhdukur prej së premtes.

Dy burra janë shpallur të zhdukur në jug të vendit, në Siçili. Një fermer rreth të 60-ave gjithashtu rezulton i zhdukur në zonën e Agrixhentos.

Edhe pse reshjet e shiut janë në intensitet të ulët gjatë ditës së sotme në pjesën më të madhe të territorit kombëtar, mbrojtja civile ka shpallur alarmin e kuq në disa zona të Kalabrisë, në jug të vendit, dhe në disa zona të Lombardisë dhe në Emilia-Romanja, në veri.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Emigracioni në SHBA, flet avokati amerikan: DACA filloi përkohësisht

Lidhur me çështjet e emigracionit në SHBA, avokati amerikan Kieran Both ka...
Read More