Shpallet në kërkim 36-vjeçari që dyshohet t’i ketë vënë zjarrin Mallakastrës

Një 36-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Çorush në Mallakastër është shpallur në kërkim nga policia.

Policia e Fierit thotë se bëhet fjalë për shtetasin L.L banues në lagjen “Bajraktari” të Mallakastrës.

Sipas policisë, ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të tokës së tij për të djegur disa barishte dhe për pasojë zjarri është përhapur dhe janë djegur rreth 10 hektarë shkurre.

“Në datën 11.08.2017, rreth orës 11:45 njoftohemi se në fshatin Çorush, Mallakastër ka rënë zjarr. Menjëherë shkojnë në vendngjarje shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, Polica Bashkiake dhe zjarrfikëset të cilët kanë bërë të mundur vënie nën kontroll të zjarrit. Nga kqyrja e deritanishme dyshohet se janë djegur rreth 10 hektarë shkurre dhe rreth 4200 rrënjë ullinjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA dëbon 15 diplomatë kubanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot kanë vendosur të dëbojnë 15...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.