Shpallet në kërkim ish-shefi i policisë së Kurbinit, bashkëpunoi me kultivuesit e kanabisit

shefi

Ish-Shefi i Rendit në Kurbin, Ylli Vata, është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka favorizuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Pas kërkesës së prokurorisë, Gjykata për Krimet e Rënda me 13 shkurt të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-shefin e policisë.

Vata akuzohet për veprat penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Vendimi i gjykatës ende nuk është zbatuar pasi i dyshuari nuk është paraqitur në punë që prej ditës kur ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, ka rezultuar se oficeri i policisë Vata, duke qenë dhe epror direkt i specialistëve të policisë të zonave, ka ndikuar në moskryerjen e detyrës së tyre, si pjesë e zinxhirit kriminal dhe si bashkëpunëtor në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Ylli Vata bëhet zyrtari i tretë i lartë i Policisë së Shtetit, si bashkëpunëtor me trafikantët për kultivimin e kanabisit, pas shefit të policisë së Vlorës. Haki Hasanbegaj dhe atij të Tepelenës Gazni Abazi, të dy këta të fundit të arrestuar.

Emri i shefit të rendit të Kurbinit rezultoi gjatë hetimit të nisur pak muaj më parë nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të të cilit, në Nëntor 2016 u arrestuan edhe 7 persona, njëri prej të cilëve efektiv policie.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Mbretit të ri i Instagramit”

Pronari i disa klubeve nate në Los Angeles, 43-vjeçari, Tony Toutouni, argëton...
Read More