Shpenzime ‘të kripura’, jetë superluksoze/ Ja vajzat më të pasura në Tiranë

Ato bëjnë jetën më luksoze krahasuar me vajzat e tjera të vendit, ndërsa blejnë edhe përdorin brand-et më të fundit të veshjeve.

6-1

Picture 1 of 14

Bëhet fjalë për 17 nga bukuroshet më të pasura në Tiranë, të cilat e ndajnë jetën e tyre mes kryeqytetit shqiptar dhe atyre të botës.

Me pasuri të trashëguar ose jo, ato kanë të ardhura kolosale dhe kanë treguar se kur vjen puna për të drejtuar, arrijnë ta bëjnë këtë më mirë se meshkujt.

Sipas një klasifikimi nga “IN Tv”, kjo është lista e detajuar e vajzave te pasura të Tiranës, dhe përkatësisht pasuritë që ato zotërojnë:

1- Lori Hoxha, Sara Hoxha:

Dy motrat simpatike të cilat lakmohen nga të gjithë për stilin në të veshur dhe jetën që bëjnë, janë edhe shumë të zonjat në mbarëvajtjen e bizneseve që babai i ndjerë i ka lënë trashëgimi. Lori Hoxha ka provuar se ka mundur të vazhdojë rrugën e babait të saj me shumë rigorozitet. Tashmë ajo nuk njihet thjesht si vajza e Dritan Hoxhës, por si një ikonë mode dhe producente në rritje. Familja Hoxha ka burim të ardhurash nga biznese të shumta.

2- Shoqja e Lorit, Adela Sollaku:

Vajza e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, është një tjetër figurë interesante. E kuruar në detaj dhe gjithnjë në super formë fizike. Gjithashtu e njohur edhe si ish e dashura e zemrës e reperit Ledri Vula.

3- Kristina Neranxi:

Një tjetër bjonde simpatike, gjithnjë e krahasuar me Paris Hilton për nga ngjashmëria fizike. Kristina është menaxherja e firmës së babait të saj dhe ka një nga baret më të frekuentuara në bllok të cilën e punon me produktet e saj.

4- Sindi Xhillari:

Sindi është vajza e pronarit të një prej clubeve më të pëlqyera të natës në Tirnë, Alban Xhillarit dhe gjithashtu edhe të një kompanie të kinemave. Bukuroshja është 21 vjeç.

5- Adela Masha, Freda Doçi:

Adela dhe Freda janë dy bjonde të cilat shpesh krahasohen me Wilson Sisters tek filmi Ëhite Chicks por janë shoqe të ngushta. Gjithnjë të kuruara, sexy dhe gati për party të fuqishme. Familja e Adelës ka një shkollë të njohur ku Adela është edhe presidente. Prindërit e Fredës kanë kompani ndërtimi dhe një prej komplekseve luksoze në Gjirin e Lalzit.

6- Jonida Maliqi:

Këngëtarja e njohur ka rënë në sy për stilin dhe pamjen e jashtme që në moshë shumë të re. Jonida zotëron një butik luksoz me këpucë dhe veshje të cilat kanë çmime pak të kripura duke qenë se janë ekskluzivitete nga firma prestigjoze, por duket se mjaftojnë për ta bërë bukuroshen të ketë një jetë mjaft vanitoze.

7- Elena dhe Erisa Male:

Vajzat e biznesmenit Behar Male i cili zotëron një shkollë dhe një prej hoteleve më të mëdhenj në Tiranë. Të dyja bukuroshet janë menaxhere tek bizneset e familjes.

8- Era Xhabafti:

Vajza simpatike e familjes Xhabafti njihet për hijeshinë që ka kur shfaqet në jetën e Tiranës. Era nuk është vetëm e bukur por edhe shumë e zënë me punë. Ajo ka një kompani të madhe që merret me prodhimin e disa produkteve të njohura të bulmetit, menaxhon një prj butikëve më të njohur dhe gjithashtu punon si pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë.

9- Ersi Ngjela:

Një personazh kontrovers, gjithnjë e zhurmshme dhe me stil të veçantë. Vajza e biznesmenes Shefikat Ngjela, Ersi, njihet për veshjet dhe lifestyle-in e saj të shtrenjtë. Të gjitha këto, bukuroshja i ka si pasojë e bizneseve familjare që përfshijnë emra të njohur kompanish.

10- Manjola Sulaj:

Bashkëshortja e pronarit të një prej bar-restoranteve më të frekuentuara në kryeqytet e cila menaxhon edhe një kompleks pishinash mjaft të frekuentuar.

11- Ornela Muçaj:

Arkitekte, punon me bashkëshortin i cili gjithashtu është arkitekt. Ata kanë një studio të suksesshme e cila duhet të sjellë goxha fitime nëse i hedhim një sy garderobës së Ornelës.

12- Krista Merkoçi:

Fashion Blogger, dhe princesha e mamit. Familja e Kristës ka një farmaci dhe ekskluzivitetin e dy firmave të famshme.

13- Armina Mevlani:

U bë e njohur për publikun si Miss Albania por që në moshë shumë të vogël njihej nga shumica e njerëzve si vajza e vetme e Arben Mevlanit dhe Moza Mevlanit, dy personazhe me shumë influencë në botën e medias dhe spektaklit. Bukuroshja shquhej që adoleshente për rrobat e shtrenjta dhe stilin e veçantë Punk Rock. Më pas Armina kthehet në një Business Woman dhe hap dyqanin e saj më veshje ku merr brande eksluzive ndërkombëtare shumë të njohura.

14- Bora Kokëdhima:

Rebelja e familjes Kokëdhima, Bora, shquhet për personalitetin e saj eksploziv dhe ndër të tjera edhe për brandin e saj të cilin ja ka dalë ta prezantojë me shumë sukses në treg. Bjondia simpatike është vajza e deputetit Koço Kokëdhima i cili zotëron edhe shumë biznese.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hailey Baldwin, E zjarrtë në të kuqe…

Njerëzit e kanë parë Hailey Baldwin të kuqe, por jo në mënyrën...
Read More