Shpërndanin doza kokaine, në pranga 5 persona në Tiranë

Policia e Tiranës në një aksion në fundjavë ka arrestuar 5 persona, të cilët shpërndanin doza kokaine në Tiranë.

Në prangat e policisë kanë rënë Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan, Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan, Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se:

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar “Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas leviznin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete dhe 8 telefona celularë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkepunim”.

Të arrestuarit:

Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë

Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan

Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan

Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan (i dënuar më parë)

Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, (i dënuar më parë)

Shkruar Nga
More from Revista User

Greqi, sekuestrohet droga e militantëve të ISIS

Një sasi prej 650 mijë pilulash amfetaminë “captagon”, siç njihet droga sintetike...
Read More