Shpërndante hashash në gjimnazin e Shkodrës, arrestohet 18- vjeçari



hashash-1

Eduard M. 18 vjeç është arrestuar nga policia pasi në afërsi të gjimnazit në qytetin e Shkodrës po përgatiste lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla. Arrestimi u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpumin me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Ata kishin marrë informacion në rrugë operative se 18 vjeccari shpërndante drogë në shkollë.

“Gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza në formë cigare, kurse në banesë, iu gjetën 80 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, të cilat së bashku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia. 18 vjeçari akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Vrasja e Devi Kasmit, ekzekutor një vrasës grek; Në kërkim organizatori

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar si ekzekutor të vrasjes...
Read More