Shpërthen automjeti, brenda ndodhej nëna me 3 fëmijë



makina_0

Një makinë tip “Fiat” ka marrë flakë rreth orës 17:00 të kësaj të hënë në rrugën “Gobetti”, në komunën “Macerata Campania” të Italisë.

Në automjet ishin katër persona, një grua shqiptare dhe tre fëmijë, që arritën t’ia mbathnin para se flakët të përfshinin tërësisht mjetin.

Makina është shkrumbuar, ndërsa edhe banorët e banesave anë rrugës ku ka ndodhur ngjarja, për shkak të erës së fortë të djegës, kanë dalë në rrugë, raportojnë mediat lokale.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit për të normalizuar situatën dhe hetimet janë në vijim për të zbuluar shkakun e shpërthimit të mjetit.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Ide se si ta organizoni makijazhin

Për një grua, është shumë e vështirë të mendohet jeta pa grim....
Read More