Shpërthen bomba në Selanik, evakuohen 72 000 njerëz nga shtëpitë

2362873

Mijëra qytetarë grek, të qytetit të dytë më të madh Selanikut janë evakuuar nga banesat e  tyre pas shpërthimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore të dielën.

Bomba e cila peshon rreth 250 kg u zbuluar rreth 5 metra nën tokë gjatë gërmimeve në një pikë karburanti javën e kaluar.

Deri më tani, 72 mijë banorë që jetojnë në rrezen brenda 2 km nga bomba janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe ky është evakuimi më i madh në Greqi në kohë paqeje. Ata janë marrë me autobusë duke u shpërndarë në lokale, stadiume dhe kafene.

“Reuters” shkruan se emigrantët dhe refugjatët që jetojnë në një fabrikë të braktisur aty pranë janë evakuuar gjithashtu. Ekspertët ushtarakë do të përpiqen për të shkatërruar bombën në vend.

“Ne jemi absolutisht gati,” tha Guvernatori rajonal Apostolos Tzitzikostas për tv greke, para fillimit të operacionit.

“U bëj thirrje qytetarëve tanë që të jenë të qetë. Nuk ka asnjë arsye për panik, nuk ka rrezik, masat e marra janë parandaluese dhe për sigurinë e banorëve”, shtoi ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 17 prill 2017

DASHI 21/3 - 20/4 Përqendrohuni te marrëdhënia juaj në çift për të...
Read More