Shpërthen skandali në Miss Amerika

Njerëzit kryesorë nga organizata e Miss Amerikës kanë dhënë dorëheqje pas zbulimit të e-mailave në të cilat ish-miss-at u poshtëruan dhe ishin quajtur me emra abuzues.

0-1

Picture 1 of 2

Dorëheqjet u dorëzuan nga drejtori ekzekutiv Sam Haskel, presidenti Josh Randle, si dhe kryesuesja e komitetit, Lin Wade, shkruan “Washington Post”.
Dorëheqjet vijnë pasi 49 ish-missat amerikane nënshkruan një peticion duke kërkuar dorëheqjen e Haskel. Ato e bënë këtë pasi “Huffington Post” postoi mesazhet që Haskel shkëmbeu me të tjerët nga organizimi i këtij konkursi.

Haskel ka kërkuar falje për shkak të “fjalëve të gabuara” që janë përdorur në e-mail, por njëkohësisht ka kritikuar shkrimin e “Huffington Post”, duke e quajtur “të padrejtë”.

Një prej “temave” në e-mail, në të cilët përshkruhej pamja, inteligjenca dhe jeta seksuale e ish-missave, ishte edhe Mallory Hagan, fituese e vitit 2013. Në rastin e saj, objekt i talljes ishte pesha e saj.

Josh Randle i kërkoi falje Hagan dhe tha se ai ishte “kopjuar” disa muaj para se të fillonte të punonte për Miss America 2015. Megjithatë, ai pranoi se ishte gabim.

Mallory Hagan për NBC për një kohë të gjatë është përpjekur të shpjegojë se në mjedisin e saj “fliten dhe ndodhin gjëra të tilla”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja super festat “Gëzuar 2018 me yjet në New York!

Shqiptarët anë e mbanë botës festat e fundvitit i festojnë më së...
Read More