Shpërthim eksplozivi në një klinikë dentare në Shijak

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në shkallët e jashtme të një klinike dentare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.

Sipas policisë nga shpërthimi janë thyer xhamat e derës hyrëse së klinikës dentare.

“Më datë 10.09.2017, rreth orës 22:30, në lagjen” Petrit Llaftiu ” Shijak , në shkallët e jashtme të klinikës dentare në pronësi të shtetasit A. L., 33 vjeç kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare“, sqaron policia.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të tjera për veprën penale ‘shkatërrimi i pronës me eksploziv’.

Shkruar Nga
More from Revista User

Semaforët jashtë kontrollit, përplaset një grua te Policia e Tiranës

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një kalimtareje ka ndodhur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.