Shpërthim në Filipine, 37 të vdekur

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues i zjarrit në një qendër tregtare në Filipine, raporton Mirror.

Zyrtarët filipinas kanë konfirmuar se shumica e viktimave ishin punëtorë të një qendre thirrjeje (call center).

Zëvendëskryetari i qytetit jugor të Davaos, Paolo Duterte, ka thënë se shansi për të mbijetuar për secilin nga personat e vdekur në qendrën tregtare “NCC” ishte zero.

“Le të lutemi për ta”, ka thënë Duterte, djali më vjetër i presidentit filipinas, Rodrigo Duterte.

Raportohet se zjarri ka shpërthyer në një dyqan mobiliesh në nivelin e tretë të qendrës, dhe shumë shpejt e përfshiu katin e sipërm, ka thënë Teresita Gaspan, zëdhënëse komunale.

Gjashtë persona kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar në spital.

Davao është rreth 500 milje në juglindje të kryeqytetit, Manila.

Shkruar Nga
More from Revista User

Princi William dhe Harry ndajnë fotografi private

Po bëhen njëzet vjet që kur vdiq tragjikisht Princesha Diana, ndërkaq familja...
Read More