Shpërthim në një katedrale në Kajro

uuu_1

Zyrtarët egjiptianë thanë se të paktën 25 veta janë varë dhe rreth 50 janë plagosur nga një shpërthim brenda katedrales Kopte në Kajro, pjesa më e madhe gra.

Burime brenda organeve të sigurimit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se gjashtë fëmijë janë në mesin e të vrarëve.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në katedralen e Shën Markut në Kajro.

Koptët ortodoks përbëjnë 10 për qind të popullatës 90 milionëshe egjiptiane dhe janë komuniteti më i madh i krishterë në Lindjen e Mesme. Për kohë të gjatë ata janë ankuar për diskriminim.

Një degë e grupit militant Shteti Islamik udhëheqë grupe kryengritësish në veri të Sinait, ku qindra ushtarë dhe policë janë vrarë. Kryengritësit po ashtu kanë kryer sulme vdekjeprurëse në Kajro dhe qytete të tjera.

Të premten dy bomba të hedhura në Kajro dhe në veri të saj, vranë 6 policë dhe plagosën gjashtë të tjerë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nis ceremonia e dasmës mbretërore

Princ Leka II dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia sot lidhin martesë....
Read More