Shpërthim tritoli në derën e shtëpisë së kryebashkiakut

Tritoli që ka shpërthyer sot në një pallat sot në Burrel mësohet se ishte vendosur në derën e shtëpisë së kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. Nga shpërthimi nuk ka pasur viktima, por dëme materiale. Mësohet se në shtëpinë e Rizvanit nuk kishte pasur njeri. Policia e Matit njoftoi se sasia e tritolit ishte 50-100 gr.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se:

Në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur. Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Anija “Oriku” në Egje shpëton një gomone me 51 emigrantë në bord

Anija “Oriku” e Forcave tona Detare, rreth orës 07: 40 (ora lokale...
Read More