Shpërthimi i vullkanit që do të kishte pasoja për Europën

Vetëm gjatë 4 ditëve të fundit, në Islandë ka patur mbi 500 lëkundje tërmeti, duke bërë që ekspertët të besojnë se një shpërthim vullkanik është i pashmangshëm.

Një seri prej 40 tërmetesh të lehta ndodhën vetëm në verilindje të malit Fagradalsfjall 2 ditë më parë.

Sipas “The Independent”, shpërthimet vullkanike në Islandë ndodhin çdo 3 deri në 7 vite.

Reja e hirit nga shpërthimi i vullkanit në Malin Eyjafjallajökull, që shkaktoi mjaft probleme për fluturimet e avionëve nëpër Europë për 3 muaj me radhë, ndodhi në 2010 -ën, 7 vite më parë.

Kjo ka rritur shqetësimin se një shpërthim i mundshëm vullkanik, mund të jetë pranë. Rritja e magmës në shkallë të lartë, 55 kilometra në 4 orë, për disa tregon se kjo mund të jetë pak orë larg.

Megjithatë, nëse aktiviteti sizmik nuk vijon, atëherë një gjë e tillë ka gjasë të mos ndodhë.

Tërmetet, sipas ekspertit Carl Rehnberg, kanë tendencën që ta lëvizin magmën duke e bërë shpërthimin vullkanik gati të pa shmangshëm.

Ai spekulon se aktualisht ka 50 përqind shanse që kjo të ndodhë, por ky numër rritet me kalimin e orëve.

Megjithatë, fjalën e fundit sipas “The Independent” do ta thotë Zyra Meteorologjike e Islandës, e cila ndryshe nga Rehnberg nuk beson se një shpërthim masiv vullkanik do të ndodhë dhe shprehet se aktiviteti aktual sizmik është normal për një rajon aktiv.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA raportohet se po vendos trupa në Siri

Mediat amerikane raportojnë se disa qindra marinsa janë vendosur në Siri, me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.