Shpërthimi në Fast-food trondit banorët t e pallatit tek 21 dhjetori

Një shpërthim i fuqishëm u dësgjua sot në orët e parë të mëngjesit në zonën e 21 dhjetorit pranë inxhinierisë së ndërtimit dhe komisariatit nr.2.

Fast-food 1

Picture 1 of 5

Kur policia mbërriti në vendngjarje konstatoi se shpërthimi kishte ndodhur në një fast-food që ndodhet në katin e parë të një pallati. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Gjithsesi hetimet e policisë dhe prokurorisë vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Përpos dëmeve materiale që janë të dukshme në foto më poshtë shpërthimi ka krijuar panik tek banorët. Siç shihet fast-food ndodhet në pallat banimi dhe shpërthimi I fuqishëm ka bërë që banorët të dalin jashtë në orët e para të mëngjesit.

Ata thanë se zhurma ka qenë e fuqishme dhe e frikshme. Në momentin e shpërthimit fast-food ka qenë i mbyllur ndaj nuk raportohen të lënduar.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përballe inxhinierise së ndërtimit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një fast-food qe ishte i dëmtuar.

Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food

Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nelly Furtado sfidon Dua Lipën

Këngëtarja e njohur Nelly Furtado, e cila po i mungon skenës muzikore,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.