Shpëtohen mbi 400 migrantë në Detin Mesdhe

mesdhe

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 484 migrantë në Detin Mesdhe dhe po ashtu kanë nxjerrë trupat e 7 personave, të cilët vdiqën në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë, ka njoftuar roja bregdetare italiane.

Mbi 45 mijë persona janë arritur në Itali nga Afrika e Veriut gjatë këtij viti, që është shifër 40 për qind më e lartë me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Ndërkaq, 1,222 persona besohet se kanë vdekur, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë.

Migrantët e shpëtuar kishin udhëtuar me 4 anije, ka njoftuar roja bregdetare italiane.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestohet inspektori i repartit “Shqiponja”, dekonspironte veprimet e Policisë

Një inspektor i policisë është arrestuar pasi akuzohet për dekonspirim të veprimeve...
Read More