Shpëtoi macen nga zjarri, kafsha nuk i ndahet zjarrfikësit kalifornian..

Një zjarrëfikës në Kaliforni ndihet mjaft i lidhur me një mace që shpëtoi  nga zjarri në Paradaise, e cila nuk i ndahet më. Zjarrëfikësi i quajtur Rayan Coleman, e ndau me ndjekësit e tij në Facebook, videon e takimit me macen. Ai shkruante  se macja, nuk i ndahet edhe kur ai punon  në zonën e pyjeve, ndërsa rri e ngjitur pas trupit të tij.

“Shpëtova macen. Ajo u fiksua pas qafës sime teksa po ecja vërdallë”, tha ai përmes një postimi  në facebook, teksa e shoqëronte me foto dhe videon. Gjatë videos, Coleman teksa qeshte tha: Le të shkojmë për një shëtitje. Ku po shkojmë ne tani? Po ecim vërdallë.

Postimi i zjarrëfikësit në një kohë që  zjarret shkatërruese në Kaliforni kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish dhe shkatërruar mijëra shtëpi, u cilësuan si një dritë në fund të tunelit për ndjekësit e tij. Postimi i tij u nda të paktën 3 mijë herë ndërsa video mori rreth 1.7 milionë shikues. Disa ditë më parë ai ndau edhe një postim për zjarrin fatal që shkrumboi një qytet të tërë.

Zemra dhe lutjet e mia shkojnë për më shumë se 2,000 familje që humbën shtëpitë e tyre dhe të gjithë njerëzit që humbën të dashurit e tyre .’Duke shpresuar për sigurinë e ekuipazhit tim dhe shokëve të zjarrfikësve. Unë jam i gëzuar që jam këtu duke ndihmuar, dhe unë jam gati të filloj duke bërë atë që bëjmë! “, -shkruante ai.

Të paktën 77 viktima janë shënuar nga zjarret shkatërruese në Kaliforni, ndërsa numri i personave të zhdukur është zvogëluar në 993 nga 1 276 që ishin një ditë më parë. Përveç, bilancit njerëzor zjarret kanë djegur të paktën 61 107 hektarë pyje dhe 9800 shtëpi, tha Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga zjarri në Kaliforni.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

  Parlamenti Europian ka votuar këtë të enjte pro liberalizimit të vizave...
Read More