Shpiket vaksina anti-heroinë

Një vaksinë që është në gjendjet bllokojë efektet e heroinës është testuar tek qeniet jonjerëzore dhe funksionon. Lajmi është dhënë nga hulumtuesit The Scripps Research Institute (TSRI), tw cilët e kanë publikuar studimin duke e titulluar “Development of a Clinically Viable Heroin Vaccine” , ku shpjegohet se si funksionon ky lloj trajtimi.

Si funksionon vaksina?

Shkencëtarët shpjegojnë që funksionimi i vaksinës bazohen në ekspozimin e sistemit imunitar, ku në një pjesë të molekulës së heroinë mësohet se si të prodhohen antitrupat e nevojshëm për të bllokuar efektet psiko-aktive të heroinës.

Praktikisht antitrupat e molekulës së heroinës neutralizohen, duke bllokuar mundësinë për të arritur në tru dhe njëkohësisht pengohet gjendja e euforisë, tipike e kësaj lloj droge.

Objektivi

Vaksina duhet të bllokojë efektet psiko-aktive dhe të eliminojë tek njerëzit nevojën për të përdorur këtë drogë. Kjo i ndihmon përdoruesit e varur nga heroina që të heqin dorë prej saj.

Testet tek kafshët

Shkencëtarët njoftojnë se e kanë testuar vaksinën tek ketrat dhe majmunët Macaco Rhesus, ku në të dyja rastet ka rezultuar efektive për muajin e parë dhe ka zvogëluar efektin e heroinës brenda 8 muajve. Një gjë pozitive në këtë vaksinë anti-heroinë, është që nuk ka shfaqur efektet kolaterale.

“Mendojmë se kjo vaksinë është gjithashtu e sigurt edhe për njerëzit- shpjegojnë shkencëtarët.- Ne kemi përdorur komponentë që tashmë janë miratuar nga FDA dhe që kanë tejkaluar provën e sigurisë në disa klinike të posaçme”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sondazhet parashohin se referendumi në Turqi do të kalojë

Dy sondazhe të opinionit treguan sot se shumica e turqve do të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.