Shqipëri-Itali: Sonte të gjithë në Shkodër!

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, në Shkodër, me Italinë. Shkallët e stadiumit do të jenë plot e për plot me tifozë nga gjitha trojet shqiptare.

Është ndeshja e fundit e eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Futbollit që do të zhvillohet vitin tjetër në Rusi.

Duke qenë se për të luajtur ka ardhur skuadra 4 herë kampione e Botës në futboll edhe personazhet VIP që do ta ndjekin ndeshjen janë të shumtë, nga politika, bota e artit dhe e biznesit.

Sonte në Shkodër do të jetë i pranishëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkë me të do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk kishte si të mos mungonte në shkallët e stadiumit edhe kryeministri Edi Rama, i cili është edhe tifoz i kombëtares italiane.

Po ashtu do të jetë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe shumë ministra të Shqipërisë e Kosovës. Të shumtë do të jenë edhe personalitet dhe personazhet e njohur.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Babi të dua!’, …pas kësaj fotoje qëndron një histori mjaft prekëse

  Ky është momenti emocionues kur një i ri i cili humbi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.