Shqipëri-Maqedoni, mbledhje të përbashkët qeverie

Maqedonia dhe Shqipëria pritet të mbajnë një mbledhje të përbashkët qeverie në Progradec gjatë vjeshtës. Këtë gjë e konfirmuan ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikola Dimitrov, gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi në Tiranë.

Ky vendim vjen pas takimit të dy kryeministrave pak javë më parë në Trieste. Ajo që ra në sy gjatë konferencës për shtyp ishte fakti se asnjëherë nuk u përmend Marrëveshja e Ohrit, një marrëveshje e cila ka qenë kryefjala e takimeve mes dy vendeve. Por për këtë, ministri Bushati e pati një shpjegim.

“Marrëveshja e Ohrit, marrëveshja e Perzhinos, në një mënyrë apo në tjetër gjendet e trupëzuar edhe në deklaratën e partive politike shqiptare në Maqedoni, por edhe në programin e ri qeverisës që ka marrë votëbesimin në Parlamentin e Maqedonisë dhe një pjesë të këtyre angazhimeve unë i gjej edhe në platformen apo programin 3-6-9 që qeveria e Maqedonisë ka prezantuar në Bruksel”,deklaroi Bushati.

I pyetur nga Top Channel mbi ligjin e gjuhës shqipe, ministri maqedonas tha se po bëhen të gjitha përpjekjet që ai të jetë sa më kushtetuese.

“Ligji për gjuhën shqipe nuk po vonohet, përkundrazi po përshpejtohet në tekstin i cili do të parashtrohet dhe që do të kalojë edhe në qeveri, edhe në Kuvendin e Maqedonisë edhe në Komisionin e Venecias, e cila do të ndihmojë që ai tekst të jetë konform Kushtetutës.

Edhe ky ligj është në interesin e Republikës së Maqedonisë, pasi versioni jonë për Maqedoninë është: sa më tepër qytetarët tanë janë të bashkuar dhe sa e ndiejnë vetën qytetar të këtij shtetit, aq më shumë Maqedonia do të jetë e qëndrueshme”, tha Dimitrov.

Gjatë përkthimit të konferencës për shtyp pati disa probleme, të cilat ministri Bushati i kaloi me një batutë, duke përmendur dhe njëherë ligjin e gjuhës shqipe.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Samiti i Triestes: 250 mln euro për energjinë dhe infrastrukturën, por ne nuk kemi asnjë projekt!

Bashkimi Europian do të akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *