Shqipëri-Maqedoni, zbulohet data e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive

Është zbuluar data e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë.

Ndonëse mbledhja ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, mediat shqiptare në Maqedoni duke iu referuar vendimeve të qeverisë njoftojnë se mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në 2 dhjetor të këtij viti, ndërsa në 23 nëntor qeveria e Maqedonisë do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase është parashikuar të zhvillohet në Pogradec.

Kujtojmë se gjatë takimit të përbashkët mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati pak kohë më parë me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, u njoftua se do të kishte një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por data nuk ishte përcaktuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qeveria nxjerr ushtrinë në Vlorë, stërvitje për ruajtjen e hapësirës detare

Arritja e standardeve të Forcës Detare për të zbatuar ligjshmërinë në hapsirën...
Read More