Shqipëria bëhet gati për Norvegjinë, Panucci zbulon formacionin

Shqipëria është gati! Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore para testit me Norvegjinë, të gjithë në dispozicion të Panucci-t që ka një grup të plotë dhe pritet të hedhë në fushë një Shqipëri sulmuese, raporton SuperSport.

Moduli është ai i paralajmëruar 4-3-3, por për sa i përket emrave priten ndryshime në krahasim me formacionin e provuar pak ditë më parë në ndeshjen e kontrollit.

Edhe pse trajneri u kujdes që ta zhvillojë taktikën larg syve kureshtarë, Arlind Ajeti mori në seancën e fundit, jelekun e blertë, çka do të thotë se mbrojtësi i Crotones ka parakaluar Gjimshitin në garën për një vend përkrah Mavrajt në qendër të mbrojtjes.

Hysaj i blinduar në të djathtë, ndërkohë që krahu tjetër rikthen balotazhin mes Naser Alijit dhe Lenjanit, me 24-vjeçarin nga Kumanova që u preferua në seancën e fundit.

Konfirmohet Ramadani në qendër të mesfushës, një test i rëndësishëm ky për ish-futbollistin e Partizanit në një debutim prej titullari në kombëtare, ndërkohë që përkrah tij siç edhe ishte paralajmëruar do të jenë Taulant Xhaka dhe Kamer Qaka.

Risi në tredhëmbëshin e sulmit, më saktësi për vendin e qendërsulmuesit, me Armando Sadikun autor i një dygolëshi në testin e fundit me Turqinë, që pritet të lërë në stol të paktën nga fillimi Bekim Balajn apo Sokol Cikalleshin, ndërkohë që krahët nuk ndryshojnë, me Eros Grezdën dhe Odise Roshin që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit edhe pasi për portën këtë herë është zgjedhur Strakosha dhe jo Berisha që mund të garonte me fierakun për sa i përket kriterit të lojtarëve me më shumë prezenca në kombëtare.

Është kjo Shqipëria që pritet të zbresë në fushën e Elbasan Arena, në sulm për të konfirmuar progresin drejt objektivave të rëndësishëm, Nations League dhe eleminatoret e Euro 2020.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 6 korrik

Dashi Duhet të vazhdoni të luftoni për të marrë rezultatet që meritoni,...
Read More