Shqipëria “digjet”, 8 vatra në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Berat, Tiranë, dhe Gjirokastër dhe Fier.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 11 automjete, 21 forca vullnetare si dhe helikopterë. Emergjencat Civile njoftojnë se specialistët e tyre janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Vatrat e zjarrit në fshatin Lumzi dhe Lumbardhë në Fushë- Arrëz janë shuar. Shërbimi zjarrfikës, forca të pyjores, vullnetarë të mbështetur nga ajri dhe me helikopterë, pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me bredh, pishë dhe lis.

QARKU TIRANË

Në fshatin Beden, Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Pas 3 orësh punë forcat zjarrfikëse ka arritur të shuajnë zjarrin plotësisht. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 22 ha me shkurre dhe ferra, 200 rrënjë ullinj dhe 40 pisha të reja.

QARKU FIER

Në fshatin Kuqar, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe ullinj. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar përhapjen e flakëve. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre dhe ferra, si dhe 200 rrënjë ullinj e 50 rrënjë dardha.

– Në Qafën e Lalarit, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

– Në fshatin Hamil, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Si pasojë u dogj një sipërfaqe 1.5 ha me shkurre dhe ferra dhe 100 rrënjë ullinj të rinj.

QARKU VLORË

Në fshatin Dukat, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse zjarri është izoluar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 dynym me shkurre e ferra.

QARKU BERAT

Në fshatin Memias, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe ferra rreth 1.2 ha.

QARKU GJIROKASTËR

Në Vrisera, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 2 dynym me shkurre dhe ferra.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shqipëria në flakë – Zjarret ‘përpijnë’ sipërfaqe pyjore në disa qarqe të vendit. Ja situata

Emergjencat Civile kanë dhënë informacione për situatën e zjarreve në pyje. Përgjatë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *