Shqipëria feston 104-vjetorin e Pavarësisë…

vel-5

28 nëntori 2016 shënon 104 vjetorin e shpalljen së Pavarësisë nga shqiptarët. Në kuadër të kësaj dite të shënuar prej ditësh kanë nisur festimet nga shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

Edhe përgjatë ditës së sotme për të festuar këtë datë të shënuar në historinë tonë kombëtare janë parashikuar një sërë aktivitetesh nga pushteti qëndror dhe ai lokal në të gjithë vendin.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqia pritet të përballet me raport tejet kritik nga BE-ja

Turqia do të pranojë të martën një nga raportet me qasjen më...
Read More