Shqipëria ka sot më pak vende pune se në 1993



Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në një raport të sapopublikuar mbi performacën e tregut të punës në Rajonin e Ballkanit, “Tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor: Performanca, Shkaqet dhe Zgjidhjet” ka analizuar të dhënat mbi punësimin total të Ballkanit Perëndimor nga fillimi i tranzicionit deri më sot. Shqipëria rezulton një nga të paktat shtete, që sot ka më pak vende pune, sesa kishte në vitin 1993!

Sipas raportit, për periudhën 1993-2015, krijimi më i madh i vendeve të punës neto u arrit në Maqedoni (rritje totale prej 28.6% të numrit total të vendeve të punës), ndërsa Serbia ka shënuar humbjen më të madhe të vendeve të punës, e ndjekur nga Shqipëria. Në Serbi rënia ishte 11.4%, ndërsa në Shqipëri ishte 8.8%.

Sipas raportit të RCC, nga 2010 në 2016, numri i të punësuarve në Ballkanin Perëndimor u rrit me 300 mijë. Këtë konstatim e ka bërë dhe një raport i mëparshëm i Bankës Botërore “Prirjet në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2017”, i cili gjeti se përkundrejt kësaj tendence pozitive në gjithë Ballkanin, në Shqipëri punësimi kishte rënë me 2.4% midis periudhës 2010-2016.

Kjo tendencë tregon se punësimi ka vijuar të tkurret edhe pas vitit 2010 në Shqipëri, ndryshe nga Serbia, e cila raporton një rritje të punësimit me 11.2% në periudhën 2010-2016, çka tregon se rënia e periudhës 1993-2015 është shkaktuar nga ecuria negative deri në vitin 2010, kur Serbia ishte e zhytur në konfliktet e luftrave. Maqedonia rezulton shteti që ka pasur performancën më të mirë të krijimit të vendeve neto të punës, si për periudhën 1993-2016 (+28.6%) ashtu dhe 2010-2016 (12.5%).

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Iraku përgatit festime për çlirimin e pritshëm të Mosulit

Irakianët po përgatiten të festojnë fitoren e pritshme ndaj militantëve të Shtetit...
Read More