Shqipëria normale



Dy politikanë të lartë nga opozita dhe qeveria që konsumojnë një kafe në publik.

Diçka normale në Perëndim, krejt e pazakontë për vendin tonë.

Kaq qenë kjo arsyeja përse shumë kamera dhe fotografë kanë vërshuar në Rogner, kur mësuan se kreu i PD, Lulzim Basha po takohet me deputetin socialist, Pandeli Majko.

Më poshtë disa foto nga takimi i tyre, ku bie në sy qetësia dhe marrëdhënia më shumë se formale mes tyre.

A do donit të shihnit më shpesh pamje të tilla?

Majko nis të lëvizë, takon Lulzim Bashën në Rogner

Këto ditë e kemi parë deputetin socialist, Pandeli Majko të jetë mjaft aktiv sa i takon reformës në drejtësi.

Përveç daljeve në media, duket se Majko ka marrë përsipër edhe një tjetër rol, atë të negociatorit.

Ish-kryeministri socialist është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Hotel Rogner në Tiranë.

Ende nuk dihet tema e bisedës, por supozohet se bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

Pas takimit, Majko dhe Basha duket se u befasuan nga prania e shumtë e gazetarëve tek portat e hotelit.

“Komunikimi politik nuk duhet të përbëjë lajm,” tha Basha.

E megjithatë ai përbën lajm në Shqipëri.

“Folëm për çështje të ndryshme,” vijoi Basha.

Sipas tij, u fol për mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do mbahet në Tiranë.

Edhe Majko tha se Asambleja Parlamentare e NATO-s ishte çështje kryesore.

MAJKO TAKIM ME BASHEN - /r/n/r/nMAJKO MEET WITH BASHA -MAJKO TAKIM ME BASHEN - /r/n/r/nMAJKO MEET WITH BASHA -MAJKO TAKIM ME BASHEN - /r/n/r/nMAJKO MEET WITH BASHA -MAJKO TAKIM ME BASHEN - /r/n/r/nMAJKO MEET WITH BASHA -

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Rama që nuk ndihmon Ramën

-Komunikimi politik nga A në Zh  Nga Julian Zyla  Në një intervistë,...
Read More