“Shqipëria pa armë”, Policia e Shtetit: Në 24 orët e fundit u dorëzuan 29 armë zjarri

arme

Policia e Shtetit njofton se vijon ende dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake në gjithë Shqipërinë.

Sipas saj gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 29 armë zjarri, 4478 fishekë, 82 granata, 73 ndezësa si dhe 10 krehëra.

Qarku Dibër:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 77 granata, 68 ndezësa detonator dhe 1440 fishek, konkretisht:

Në Njësinë Administrative Muhurr, 1 armë zjarri automatik.

Në Njësinë Administrative Maqellarë, 1 armë zjarri automatik.

Në Peshkopi, 2 armë zjarri automatik, 13 granata dhe 4 ndezësa.

Në Njësinë Administrative Tomin, 64 granata, 64 ndezësa dhe 1440 fishek mitralozi.

Qarku Shkodër:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 10 armë zjarri, 1518 fishekë, 10 krehëra, konkretisht:

Në Komisariatin e Policisë Shkodër 3 armë, 3 krehër, 130 fishekë.

Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 3 armë, 3 krehër, 50 fishekë.

Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës 4 armë, 4 krehëra, 1140 fishekë.

Në Komisariatin e Policisë Pukë 198 fishekë.

Qarku Vlorë:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 8 armë zjarri dhe 750 copë fishekë.

Në Novoselë, u dorëzuan 7 armë zjarri dhe 150 fishekë si dhe në Delvinë u dorëzua 1 mitroloz dhe një arkë me 600 fishekë.

Qarku Elbasan:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.

Dorëzohen 5 armë zjarri, 5 granata difensive, 5 ndezës granatash dhe 200 copë fishekë konkretisht:

Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri, në Komisariatin e Policisë Cërrik 3 armë zjarri, 5 granata difensive, 5 ndezës granatash dhe 200 copë fishekë

Qarku Tiranë:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Gjatë 24 orëve të fundit në Komisariatin e Policisë Nr.4 janë dorëzuar 2 armë zjarri si dhe 570 fishekë.

Strukturat Vendore të Policisë, vijojnë takimet sensibilizuese në të gjitha Njësitë Admnistrative, Bashkitë, shkollat dhe universitetet në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të suksesshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, t’i dorëzojnë ato brenda afatit të aministisë 30 Prill 2017.

Shkruar Nga
More from Revista User

Soni nuk është shtatzënë

Ka kohë që është thënë se Soni Malaj është duke shijuar lidhjen...
Read More