Shqiptarët festojnë 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

Të gjithë shqiptarët anembarë botës, festojnë sot 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë ngritën flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Këtë ditë, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit Shqiptar.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Boll i bëtë foto ushqimit”

Një nga restorantet e vetme me 3 yje Michelin në Angli u...
Read More