Shqiptarët fshihnin në depo “thesarin” prej 500 eurosh, 3 në pranga

vjedhur_41489830184

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë që vidhnin në apartamente. Arrestimi ka ardhur pasi policia zbuloi dy depo ku fshihej malli i vjedhur me vlerë rreth 500 mijë euro.

Tre shqiptarët, 24, 30 dhe 33-vjeç, janë arrestuar nga policia me akuzën e vjedhjes së rëndë, raportojnë sot mediat lokale.

Ata ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi. Në depo policia italiane gjeti argjendurina, shandanë, lugë e të tjera sende me vlerë që shqiptarët i kishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

Një shqiptar i katërt, 35 vjeç është akuzuar për posedim të pasurisë së vjedhur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Plagosin me thikë 19-vjeçarin, në kërkim autorët

Një 19 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme...
Read More