Shqiptarët i anuluan koncertin, rapper-i tërbon opinionin me këtë veprim

Para rreth një muaji, një organizatë shqiptarësh në Zvicër mori vlerësime pasi vendosi të anulojë praninë në një koncert në Festivalin Shqiptar të dy këngëtarëve gjermanë të muzikës rap.

Bëhet fjalë për Farid Bang dhe Kollegah.

Të dy janë tipa që kanë vlerësim për shqiptarët, por në Gjermani akuzohen për tekstet e tyre anti-semite.

Një ditë më parë, Kollegah ka tërbuar opinionin publik në Gjermani.

Sipas Bild, me skenat e tij, ai ka bërë që njerëzit të kenë dyshime te drejtësia dhe shteti ligjor.

33-vjeçari u paraqit të premten në mëngjes përpara një gjykate me qindra mbështetës. 20 makina policie ishin gati për çdo situatë.

Me zinxhirë ari dhe orë të shtrenjtë, ai paraqiti në gjykatë një tufë me 500-euroshe për të liruar shokun e tij, rapper-in Nuhsan Coskun.

24-vjeçari Nuhsan njihet për tekstet e tij agresive, duke sulmuar policinë, politikanët dhe mediat.

40 herë ka qenë ai pjesë e hetimeve policore për vjedhje, plagosje me thikë dhe krime droge.

Që prej vitit 2014, ai duhej të ishte deportuar, por sistemi nuk ka vepruar akoma.

Në një këngë ai tallet duke thënë se po manipulon sistemin e azilit.

Në korrik të vitit 2017 ai theri një polak dhe u shpall në kërkim, ndërkohë që në rrjet tallej me policinë.

Në vitin 2018, në prill, ai u dënua me 3.5 vite burg.

Por tashmë Kollegah ia bleu lirinë me kusht për 40 mijë euro.

“Ky djalë ka potencial të madh. Po shkojmë direkt në studio për të punuar,” tha Kollegah.

kollegah1kollegah2kollegah3
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Juncker mesazh të fortë Vuçiç: Nëse nuk zgjidhet çështja me Kosovën…

  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sonte se gjetja e...
Read More