Shqiptarët konsumatorët më të mëdhenj të kokainës në botë

Nuk është një mit dhe gjithashtu as një lajm që vjen nga mediet vendore, por ato ndërkombëtare. Media e njohur me reputacion “The Telegraph” ka bërë një listë të vendeve që e konsumojnë më së tepërmi drogën dhe Shqipëria renditet për nga dendësia e popullatës të atyre që pinë lëndë narkotike, në krye.

Tabela më poshtë tregon botën sipas përqindjes të përdorimit të kokainës në bazë të popullatës. Këto janë statistikat e fundit, të vëna në dispozicion në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe për Krimin. Ato vende ose territore të cilat shfaqen me ngjyra të errëta konsumojnë më tepër kokainë, ato me ngjyra të lehta konsumojnë më së paku. Nuk ka të dhëna për kombet që janë në ngjyrë gri.

Të dhënat korrespondojnë me një sërë raportimesh ndër vite kështu që nuk ofrohet një krahasim perfekt, por jep një tregues të mirë të kombeve që kanë oreksin më të madh për konsum të kokainës. Britania e Madhe është ndër përdoruesit më të mëdhenj të drogës në botë. Në tabelë më pas vjen Shqipëria. Hulumtimi i Shëndetit Publik nga viti 2014 vlerëson se 2.5 për qind e popullatës në këtë vend përdorin drogë, nga mosha 16 deri 64 vjeç.

Në dhjetë shtetet e para ku përdoret droga më së shumti hyn edhe SHBA-ja, Spanja, Australia, Holanda, së bashku me disa vende të Amerikës së Jugut të tilla si Kili dhe Uruguaj. Është befasuese që Kolumbia ndodhet në vendin e 34 në hartë nga 115 vende gjithsej. Vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme zakonisht raportojnë konsum më të ulët të drogërave. Droga është kthyer në një problem ndërkombëtar, që po shkatërron jetën e shumë njerëzve anekënd rruzullit tokësor.

Gordon Ramsay ka bërë publik edhe një dokumentar, ku tregon sesi droga ka shkatërruar jetën e kolegëve të tij. Një prej kolegëve të tij kishte ndërruar jetë nga mbidoza e kokainës në vitin 2003. “Pashë kokainë shumë herët në karrierën time”, tha ai. “Unë kam qenë në shërbim të tij, unë unë isha i dhënë pas saj, unë kam pasur veten time të tronditur dhe u largova. Kam qenë nën efekt të drogës. Është një spirale që nuk i shpëton dot”, tha njëri prej personave që shfaqet në dokumentar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Francë: Donald Trump “po shkon rrugës së duhur”

Ministria franceze e Mjedisit e ka miratuar vendimin e SHBA-së e cila...
Read More