Shqiptarët, më elegantët në rajon

Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Nga viti 1980, mbipesha tek njerëzit ka marrë përmasa të frikshme. Vitet e fundit mbipesha preku afërsisht 2.2 miliardë njerëz, e barasvlershme me 30% të popullsisë botërore, sipas studimit të CIA World Fact Book.

Thuajse një e treta e popullsisë së botës është obeze apo mbipeshë. Në këtë panoramë Shqipëria duket se ka përmirësime. Në vitin 2008-të mbipesha mes shqiptarëve ishte në shifrat 21.3 %, ndërsa vit pas viti ndoshta dhe për shkak të fushatave të ndërgjegjësimit shqiptarët janë më pak të prekur nga obeziteti pasi sot numërohet vetëm 18.1% e popullatës.

Dieta e varfër dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë të numrit në rritje të njerëzve mbipeshë, thonë ekspertët. Urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik kanë rritur normën e obezitetit edhe në vendet e varfra, ku një pjesë e popullsisë nuk ka mjaftueshëm se çfarë të hajë, duke qenë se njerëzit po ndërrojnë vaktet tradicionale, të pasura me perime, me ushqim të përpunuar. Njerëzit gjithnjë e më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike.

Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katari, Kuvajti, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%. Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqia (29.4%), Bullgaria (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali i Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnjë dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%).

Shtetet, popullsia e të cilëve është ndër më elegantet në botë janë kryesisht në Azi, si Japonia, që ka vetëm 3.5% të popullsisë obeze, Vietnami (3.50%) Koreja e Veriut (2.5%), Afganistani (2.4%) etj. Shteti më elegant në botë është ishulli i Limorit Lindor, afër Australisë, ku vetëm 1.8% e njerëzve janë obezë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re,...
Read More

3 Comments

  • I’m frequently to blogging and i really appreciate your content material. The article has definitely peaks my interest. I am going to bookmark your web-site and maintain checking for new facts.

  • Thank you for sharing excellent informations. Your web site is very cool. I am impressed by the details that you’ve on this web site. It reveals how nicely you understand this subject. Bookmarked this web page, will come back for more articles. You, my pal, ROCK! I found just the info I already searched all over the place and just couldn’t come across. What a perfect website.

Leave a Reply

Your email address will not be published.