Shqiptarët përdorin më shumë celularët, telefonat fiks kthehen në relike

Përdoruesit e telefonisë fikse kanë shënuar rënje vititn që po lëmë pas. Në Raporti i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare thuhet se numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2017 ishte rreth 246 mijë, që përbën një rënie me 0.03% në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti dhe një rënie akoma më të madhe me 3.4% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016.

Përdorimi i telefonisë fikse në vendin tonë ka rënë ndjeshëm. Këtë e pasqyron dhe raporti i fundit i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sipas të cilit një nga arsyet kryesore pse kërkohet telefonia fikse është përfitimi i internetit. Nuk e ndajnë celularin nga duart. E përdorin për foto, internet apo komunikim.

Kjo mënyrë komunikimi vazhdon edhe në shtëpi duke mënjanuar përdorimin e telefonisë fikse. Këtë e refleton edhe Edhe ata që kanë një telefon fiks e kanë pranuar me kushtin që të përfitojnë nga lidhja e internetit përmes tij. Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare tregon se janë rritur pajtimarët që kanë akes në shërbime të integruara sic janë telefon-internet-televizor. Në fund të tre mujorit të dytë janë shënuar 288 mijë, 2.9 përqind më shumë në krahasim me tre mujorin e mëparshëm.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjon Mili, shqiptari që fotografoi artistët më të mëdhenj të kohës së vet

Gjon Mili ishte një shqiptar fotograf, që jetoi dhe punoi në Amerikë....
Read More