Shqiptarët shpenzuan 62 milionë euro në spitalet private në 2016-n

Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2016, ndonëse me ritme të ngadalësuara, teksa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.

Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, të publikuara nga monitor.al,  7 spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan, Hygeia Hospital – Tirana, Salus, Spitali Gjerman (Cardio & Diagnostic Center Hamburg / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian, Spitali Privat i Zemrës, kanë qarkulluar në total rreth 8.4 miliardë lekë, apo rreth 62 milionë euro, me një rritje prej 16% në raport me 2015-n.

Rritja e të ardhurave të spitaleve private është ngadalësuar në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 21%.

Shuma e shpenzuar në spitalet private është gati sa një e treta e buxhetit total të shëndetësisë. Sipas të dhënave zyrtare, buxheti i shtetit ka shpenzuar në vitin 2016 (me paratë e taksapaguesve) rreth 31 miliardë lekë për planifikim, menaxhim, administrim, shërbimet e kujdesit parësor dhe pagat e personelit.

E panjohur mbetet shuma që shqiptarët shpenzojnë për t’u kuruar jashtë vendit, ku destinacionet kryesore mbeten Turqia, Greqia, Italia etj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Një mirënjohje për Branko Merxhanin

Për dijeni Presidentit të Republikës z . Ilir Meta Nga Ndriçim Kulla...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.