Shqiptarët vërshojnë me pushime jashtë: Nuk do e besoni sa kanë shkuar në Bullgari dhe Antalja

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve në radhë të parë që të shijojnë pushimet në vendin e tyre.

Por teksa numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, ka njohur rritje, vetë shqiptarët po i largohen vendit tonë.

Ministrja e Turizmit në Bullgari ka konfirmuar se më shumë se 34 mijë shqiptarë kanë vizituar këtë vend për vitin 2017.

Bullgaria është një destinacion relativisht i ri, por shumë shqiptarë po e zgjedhin atë për pushime për shkak të çmimeve të lira dhe cilësisë së mirë.

Ministrja Nikolina Angelova thotë se ekziston mundësia që numri i shqiptarëve që vizitojnë Bullgarinë të shtohet akoma më shumë.

Por rekordin e mban Antalja në Turqi.

Të dhënat e Tirana International Airport tregojnë se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me charter drejt Antalias dhe kthim ishte rreth 63 mijë persona në vitin 2017, me një rritje të fortë prej 53% në krahasim me një vit më parë.

Në gati dy vjet, shqiptarët që preferojnë të shkojnë me pushime në Turqi pothuajse janë dyfishuar. Në 2015-n, numri i pasagjerëve që udhëtuan me charter ishte rreth 35 mijë. Ai shënoi rritje me 18% një vit më pas, në 2016-n, edhe pse Turqia u përfshi në një valë terrorizmi, që largoi pushuesit e huaj, por jo ata shqiptarë, që u joshën nga tarifat më të ulëta. Ndërsa në 2017-n, kur situata u qetësua, rritja ishte edhe më e lartë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ekspozita “U e dua Çamërinë”: Piktorët “sjellin” ilegalisht shtëpitë e shkatërruara nga Parga, Suli e Vola

Në Muzeun Historik Kombëtar një ekspozitë e pazakontë për Çamërinë; Shpëtim Idrizi:...
Read More