‘Shqiptari më i urryer në botë’ qan në gjykatë, acaron edhe avokatin e tij

Martin Shkreli, i njohur dikur si njeriu më i urryer në botë pasi rriti ndjeshëm çmimin e një ilaçi, është dënuar me shtatë vite burg për mashtrim me obligacionet.

Ai u dënua të premten nga një gjykatë në Nju Jork.

Mediat raportojnë se ai qau në sallën e gjyqit dhe kërkoi mëshirë.

Maksimumi i dënimit për të ishte 20 vjet. Prokurorët kërkuan 15 vite burg.

Shqiptari 34-vjeçar u arrestua në shtator të vitit të shkuar dhe nuk u lirua pavarësisht se ofroi garanci.

Duke folur në gjykatë, ai iu referua vetes në vetën e tretë.

“I vetmi person që ka faj këtu, jam unë. Nuk ka asnjë konspiracion qeveritar për të rrëzuar Martin Shkrelin. Unë e rrëzova Martin Shkrelin me veprimet e mia”, tha ai.

Shkreli është i njohur pasi rriti çmimin e një ilaçi për HIV me 5 mijë përqind pasi bleu të drejtën e tij.

Në vitin 2015 ndaj tij u ngritën akuza për mashtrim me letrat me vlerë, pasi mashtroi investitorët me kompaninë e tij farmaceutike.

Ai u kthye në personin më të urryer, pavarësisht se në publik deklaroi se nuk motivohej nga paratë.

Edhe avokati i tij nuk e pëlqente.

“Ka raste kur doja ta goditja me grusht në fytyrë,” tha Benjamin Brafman.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arrihet marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi

  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai...
Read More