Shqiptari në Gjermani ekzekutohet me 5 plumba në sy të vajzës së mitur

850x636_skene1476433903

Një shqiptar është ekzekutuar me 5 plumba në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa 46-vjecari shqiptar u ekzekutua, gjatë kohës që po merrte vajzën e tij nga një shkollë fillore.

Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtës, ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shqiptari, mësohet se kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur brutalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg. Nuk dihen shkaqet e vrasjes së shqiptarit, por policia nuk përjashton pistën e hakmarrjes.

Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Policia ka gjetur të braktisur motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen, ndërsa vijon hetimet për kapjen e autorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tensione të rritura në marrëdhënien Mal i Zi dhe Rusi

Shpallja e mbi 70 zyrtarëve malazezë si persona të padëshiruar në Rusi,...
Read More