Shqiptari vrau çiftin e moshuar se ishin milionerë

image

Shqiptari 43 – vjeçar i akuzuar për vrasjen e një çifti pensionistësh në Suffolk të Britanisë ka kryer edhe një kontratë vrasjeje në Serbi, është dëgjuar të thuhet në gjykatë.

I pandehuri, Ali Qazimaj, i cili pretendon se quhet Vital Dapi, është ekstraduar nga Luksemburgu për në Britani në lidhje me vrasjen e dyfishtë.

Trupi i gruas së moshuar nuk është gjetur ende. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ëeybread në Suffolk, më 3 qershor 2016. Policia vazhdon ende kërkimet për trupin e të moshuarës, e cila dyshohet se është zhdukur në pyll nga autori. Burri është akuzuar për vrasjen e çiftit, pasi u tha se ata ishin milionerë.

Karim Khalil nga Gjykata e Ipsëich tha se i pandehuri mohon të ketë këtë emër, por se pretendimi i tij është thjesht gënjeshtër.

“Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. I pandehuri mohon të qenit Ali Qazimaj. Ai pretendon të jetë një njeri i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”, tha ai cituar nga Daily Mail.

I pandehuri ka jetuar dikur në Essex dhe aktualisht pa vendbanim të caktuar, po ndihmohet në procesin gjyqësor nga një përkthyes shqiptar për shkak se ai nuk e njeh mirë anglishten dhe procedurat ligjore.

“Sipas Sidney Paxman, ai (i pandehuri) i tha atij se kishte qenë në Serbi dhe në kthim, ka thënë kishte kryer një vrasje me kontratë,” tha zoti Khalil.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vakancat në Kushtetuese, Kuvendi hap procedurën

Kuvendi ka hapur procedurën për plotësimin e një vendi vakant, nga katër...
Read More