Shqiptarja Eleni Foureira nderohet nga presidenti i vendit. Jam krenare që përfaqësova Qipron!

Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në ‘Eurovision 2018’.

31-vjeçarja ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës, të cilin e fitoi përfaqësuesja e Izraelit, Netta.

Publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit (me 529 pikë), duke e lënë Foureiran në vend të dytë (me 436 pikë).

“Është nder i madh që u pranova dhe mora çmim nga presidenti Nicos Anastasiades në Nicosia.

Ndihem krenare që e përfaqësova Qipron në ‘Eurovision 2018’ me ‘Fuego’”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Edhe në profilin e presidentit të Qipros janë publikuar disa foto nga takimi me këngëtaren shqiptare.

Anastasiades ka falënderuar atë për përfaqësimin e denjë të Qipros në Eurovision.

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Turqia blen sistemin kundërajror rus, Putin: A është krim?!

  Në Forumin e 22-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, gjatë një...
Read More