Shtëpia e Bardhë e rinovuar është gati!

Pas disa ndryshimeve dhe transformimeve, Shtëpia e Bardhë është duke bërë zbulimin e saj të madh.

Një grumbull i ri fotosh është publikuar duke ilustruar freskinë e fytyrës së re të 1600 Pennsylvania Avenue, ndryshim i cili filloi në mars të vitit të kaluar kur Presidenti Trump filloi pushimin e tij 17 ditë në klubin e tij të golfit në Bedminster të New Jersey. Presidenti u kthye në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

“Dhoma e Roosevelt e sapo rinovuar e Shtëpisë së Bardhë duket e pabesueshme,” shkroi Cliff Sims, asistent i posaçëm i presidentit. Të gjitha rinovimet u zhvilluan nga projektues të Administratës së Përgjithshme të Shërbimit.

Ndërsa dhomat e Shtëpisë së Bardhë u zbuluan, shumë përmirësime nuk janë të dukshme. Këto përfshijnë rikonstruksionin e sistemit 27 vjeçar të ngrohjes dhe klimatizimit dhe përmirësimin e sistemit të IT.

Rinovimet janë të dukshme që nga momenti kur dikush i afrohet Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor, më lart, për shembull, përmban shkallët e sapo rinovuara.

Zona e ndenjes në Kopshtin e Trëndafilave, më poshtë, gjithashtu mori një pamje të re.

Brenda, Zyra Ovale, epiqendra e Shtëpisë së Bardhë, u rinovua me një estetikë më të qëndrueshme, duke përfshirë edhe sfond të ri me letër muri.

Më poshtë, lobi West Wing ishte pajisur me qilima të reja dhe me bojë. Qilimi i ri përmban një medalion me lule të frymëzuar nga arkitektura e Shtëpisë së Bardhë dhe Kopshti i Trëndafilave.

Ndryshimet në dhomën e Roosevelt, më poshtë, përfshijnë heqjen e qilimit ngjyrë bezhë të Obamës për një tjetër me një dizajn më të hollësishëm. Flamujt kanë mbetur të pandryshuara, siç ka mbetur edhe portreti i Presidentit Roosevelt, piktura dhe divani.

Rrjedhjet në Shtëpinë e Bardhë ishin gjithashtu të rregulluara, dhe kuzhina e rrëmbyer e Marinës dhe lobi i poshtëm i West Wing u rinovuan gjithashtu.

Gjatë rinovimeve, punonjësit e West Wing, të cilët nuk ishin me Trump në Nju Xhersi u zhvendosën përkohësisht në një ndërtesë zyre pranë Shtëpisë së Bardhë.

Trump shkruajti në Twitter në fillim të këtij muaji duke mohuar një raport të golf.com, që pretendonte se Trump, duke folur me anëtarët e Trump National Golf Club, tha se Shtëpia e Bardhë është një “hale”.

“E dua Shtëpinë e Bardhë, një nga ndërtesat më të bukura (shtëpitë) që kam parë ndonjëherë”, ka shkruar ai në tweeter. “Por Fake News tha se unë e quajta atë një hale – KREJT E PAVËRTETË.”

 

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Thaçi uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryeministrinRama për fitoren e zgjedhjeve...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.