Shtëpia e Bardhë: Flynn dha dorëheqje për “çështje besimi”



tdy_welker_flynn_161118-nbcnews-ux-1080-600

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump i ka kërkuar këshilltarit për siguri kombëtare, Michael Flynn, të japë dorëheqje, “për shkak të nivelit shkatërrues të besimit” që lidhet me bisedat e tij telefonike me ambasadorin rus në Uashington dhe se situata nuk është “çështje ligjore”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, i bëri këto komente një ditë pasi Flynn ka dhënë dorëheqje, pas akuzave se ai ka keqinformuar zyrtarët e administratës Trump në lidhje me bisedat me ambasadorin Sergei Kislyak, të bëra në dhjetor.

Në atë kohë, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, ka qenë duke përgatitur sanksione të reja kundër Moskës, për shkak të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Flynn fillimisht i ka thënë nënpresidentit Mike Pence se ai nuk i ka diskutuar sanksionet me Kislyakun.

Por, në letrën e dorëheqjes, Flynn ka thënë se i ka dhënë nënpresidentit Pence dhe të tjerëve “informacione jo të plota” në lidhje me bisedat telefonike.

Spicer u tha gazetarëve të martën se Trump e ka shqyrtuar situatën e Flynnit për disa javë dhe pastaj ka kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të “çështjeve të besimit”.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Tiranë, babai godet me thikë të birin

Një sherr në familje gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Mbrëmjen...
Read More