Shteti paralel i krimit: Ja pse Stresi e të tjerët duan ndihmën e Bajrëve

Pas goditjes së bandës së Bajrëve, policia duket se ka në duar ‘thesare’ të tëra për shkak të përgjimeve. Ata thonë se falë atyre kanë arritur të arrestojnë këngëtarin Stresi.

Por Bajrët rezultojnë të lidhur edhe me grupin e Shijakut dhe me njerëzit e Arben Ndokës në Lezhë. Ky rrjet i tërë që funksionon në tërë Shqipërinë duket si një shtet paralel.

Jo më kot edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela tha se rrjeti i kishte shtrirë tentakulat kudo.

“Në përfundim, bëjmë me dije se nga hetimet ka rezultuar se ka veprime të paligjshme, si korrupsion, në bashki, prefektura, në polici, në universitete, në prokurori, në gjykata dhe në organet e pushtetit vendor, për të cilat po vazhdojnë hetimet në vijimësi”, tha Prela.

Për shkak të këtij rrjeti që i ngjan shtetit paralel, ku Bajrët të zgjidhin punë kudo, që nga ndeshjet e futbollit e deri në universitet, priten të tjera zhvillime.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pesë gjëra që nuk i dini për psikopatët

Nga Nadja Heym, The Conversation Në emisionin e famshëm televiziv, ‘Vrasja e...
Read More