Shtohen telashet për Maduron, 14 shtete tërheqin ambasadorët

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është duke u përballur me një reagim ndërkombëtar pas fitimit të mandatit të tij të dytë gjashtëvjeçar, në një votim të dërrmuar nga bojkoti i opozitës dhe pretendimet për manipulim të votave.

Katërmbëdhjetë vende, përfshirë Argjentinën, Brazilin dhe Kanadanë, i kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Karakasi, në shenjë proteste për procesin zgjedhor farsë.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ekonomike, pas zgjedhjeve të së dielës, duke provokuar përkeqësim të situatës atje. Venezuela vuan nga mungesa e ushqimit që rrjedh nga kriza e saj ekonomike, ndaj edhe pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e ulët.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri thirrje për zgjedhje të reja dhe garanci për proces të rregullt, për të “përfunduar represionin” e venezuelianëve, siç e cilësoi ai.

Nga ana tjetër, Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi z. Maduro për rizgjedhjen e tij të hënën, duke i uruar atij “sukses në zgjidhjen e çështjeve sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohet vendi”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ermal Meta flet për herë të parë për të dashurën shqiptare, kush është ajo

Kantautori me origjinë shqiptare, që karrierën e tij e zhvillon në Itali,...
Read More